Armando Broja mendon se pavarësisht ndeshjes së dobët të Shqipërisë sot, e rëndësishme ishte që skuadra të shkojë e përgatitur në Evropian.
Shqipëria humbi sot nga Kili me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në Parma të Italisë.
“Më duket se ishim pak pa fat sot, të them të drejtën nuk kemi luajtur mirë. Ata ishin më të fortë, presing i mirë e të tjera. Por jemi të bashkuar si ekip, kemi dy muaj deri të Evropiani, po përgatitemi për të dhe e dimë që këto miqësore janë të vështira”.
“Kemi edhe Suedinë përpara dhe e dimë që do të jetë e vështirë se këta kanë shkuar në Botërorë e Evropiane, po luajmë që të bëhemi gati për Evropianin”.
“Unë për vete isha i kënaqur se tifozët më kanë dhënë një gjë të bukur dhe u kënaqa që munda të kthehesha pas një viti e gjysmë. Në kombëtare duhet të kesh sulmuesit më të mirë, më në formë”.
“E di që jam në një moment jashtë forme, jam rikuperuar nga një dëmtim i madh dhe më duhen më shumë minuta që të bëhem gati. Por avash-avash po bëhem më mirë, po rikuperohem”.
“Jam me ekipin dhe po shkoj mirë në stërvitje me trajnerin dhe çunat. E di që kemi humbur sot, por gjëja e rëndësishme është në verë, kemi diçka të madhe përpara”, ka thënë Broja. /Telegrafi/