Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka hedhur poshtë pohimet se formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë kompensim për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Ajo ka përkujtuar se asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe kjo duhet të implementohet.
“Marrëveshjet duhet të respektohen. Nuk ka bisedime tjera rreth asociacionit. Nuk do të japim asgjë tjetër, pasi kjo qëndron në marrëveshjen e Brukselit”, tha Brnabiq në Parlamentin e Serbisë.