Pas një kujdestarie 13-vjeçare që ia kontrollonte vendimet personale, profesionale dhe financiare dhe disa vite betejash ligjore, Britney Spears më në fund është e lirë.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, këngëtarja postoi një video virale të fansave të saj duke festuar dhe kërcyer në rrugë.
Krahas postimit emocionues, ajo shkroi: “O Zot i dua aq shumë fansat e mi sa është çmenduri! Unë mendoj se do të qaj pjesën tjetër të ditë! Dita më e mirë ndonjëherë! #FreedBritney”.
Më pas, ajo e vazhdoi postimin e saj me një seri fotografish të mrekullueshme, të cilat përfshinin atë duke rifreskuar flokët me një nuancë të re bionde.
Ndërsa pamja nuk është një ndryshim drastik, ngjyra e flokëve të Britney është rritur nga bionde platin në një bionde më të butë që kombinon tonet e ngrohta dhe të ftohta – perfekte për dimër. /Telegrafi/