LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe i vë sanksione të reja Rusisë, për shkak të referendumeve në rajonet e okupuara të Ukrainës

Britania e Madhe i vë sanksione të reja Rusisë, për shkak të referendumeve në rajonet e okupuara të Ukrainës

Britania e Madhe ka njoftuar se po i vendosë sanksione të reja Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj referendumeve “të kundërligjshme” të organizuara në katër rajone të Ukrainës që janë nën kontrollin e ushtrisë ruse.

“Sanksionet që sot do t’i vendosim, kanë për qëllim të godasin të gjitha ata që qëndrojnë prapa këtyre referendumeve që i kontribuojnë tensionimit të mëtejmë të situatës dhe luftës që e filloi qeveria ruse”, tha Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly, transmeton Telegrafi.


Në mesin e 92 personave juridikë të shënjestruar për sanksione, janë “zyrtarë të rangut të lartë rusë që organizuan referendume të kundërligjshme në katër rajone të Ukrainës, dhe agjencia e preferuar e marrëdhënieve me publikun e Putinit”, thuhet ndër tjera në kumtesën e Sekretarit të Jashtëm.

Fjala është për 33 persona që janë dërguar në rajonet ku po mbahen referendumet, dhe që kanë organizuar fushata për këto referendume, për të mbrojtur “legjitimitetin e rrejshëm të Rusisë”.

E në listën e personave që do të preken nga sanksionet e Britanisë së Madhe, janë edhe katër oligarkë rusë. Bëhet fjalë për God Nisanov dhe Zarah Iliev, që të dy drejtorë të kompanive të ndërtimit, Iskander Mahmudov, drejtor ekzekutiv në kompanitë metalurgjike dhe Igoer Makarov, presidenti i grupit Areti, që bën biznes në sektorin e gazit dhe naftës.

Britania e Madhe deri më tani ka sanksionuar mbi 120 persona fizikë, dhe 120 persona juridikë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori