E pyetur nëse ka menduar se do ta ketë karrierën të cilën e ka arritur sot, Brikena është përgjigjur: “Mund të them se diku rreth 70% po, e kam menduar, sepse ëndrra për punën në televizion si gazetare, moderatore, është realizuar. Sa u përket studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, jam në përfundim. Ndërsa, sa i përket muzikës kam realizuar disa këngë, po ashtu edhe një videoklip dhe që mendoj të vazhdoj edhe më tutje kur të gjej pak kohë të lirë”.