LAJMI I FUNDIT:

Britania sanksionon zyrtarët rusë që qëndrojnë pas mobilizimit

Britania sanksionon zyrtarët rusë që qëndrojnë pas mobilizimit

Sanksionet e fundit synojnë zyrtarët rusë që kanë promovuar ose zbatuar mobilizimin gjersa numri total shkon në 1200.

“Vendimi i regjimit rus për të mobilizuar pjesërisht qytetarët rusë ishte një përpjekje e dëshpëruar për të mposhtur ukrainasit trima që mbronin territorin e tyre. Ka dështuar”, tha në një deklaratë sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly.


“Sot ne kemi sanksionuar individë që kanë zbatuar këtë rekrutim, duke dërguar mijëra qytetarë rusë për të luftuar në luftën e paligjshme dhe të neveritshme të Putinit”, pohoi ai, raporton skynews.

Arkady Gostev, drejtor i Shërbimit Federal të Ndëshkimit të Federatës Ruse, i cili gjithashtu është sanksionuar për mbështetjen e rekrutimit të të burgosurve në Grupin Wagner;

Zëvendëskryeministri Denis Valentinovich, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e industrisë ruse të armëve dhe përgjegjës për pajisjen e trupave të mobilizuara;

Krerët rajonalë të Dagestanit, Ingushetisë dhe Kalmikisë, disa nga republikat etnike më të varfra të Rusisë, nga të cilat janë tërhequr një numër i konsiderueshëm rekrutësh;

Dmitry Bezrukikh, kreu i Shërbimit Federal të Ndëshkimit të rajonit të Rostov. /Telegrafi/