Site icon Telegrafi

Brenda veturës luksoze të Albatrit Muçiqit (Foto)

Këngëtari i njohur Albatrit Muçiqi ka qenë padiskutim një ndër personazhet më të përfolur vitin e kaluar, dhe ndoshta jo aq shumë për karrierën muzikore aq sa për jetën private të tij.

Në nëntor të vitit që shkoi, Albatriti kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me Egzona Brahimajn, teksa ende nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor që pas këngës “Ndarja”, të cilën e langoi për festa.

Ndërkohë, ai vazhdon të jetë mjaft i ndjekur dhe i kërkuar edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Shpesh artistët përdorin rrjetet sociale edhe për të treguar diçka nga pronësia e tyre.

Së fundmi, Albatriti ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq ambientit e brendshëm të makinës së tij luksoze, të tipit “Mercedes S-Class 2016” .

“Jeta është e vështirë”, shkruan Albatriti në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Brenda veturës luksoze të Albatrit Muçiqiqt. Foto nga InstaStory.
Exit mobile version