LAJMI I FUNDIT:

Brenda spitalit “Shefqet Ndroqi” në Shqipëri, flasin pacientët

Brenda spitalit “Shefqet Ndroqi” në Shqipëri, flasin pacientët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video të situatës që është aktualisht brenda spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”/COVID2, ku ka një fluks në rritje të pacientëve të prekur nga coronavirusi si dhe të rasteve të dyshuara që po marrin trajtim në këtë spital.

Ministrja Manastirliu ka apeluar për respektimin e rregullave për të frenuar përhapjen e COVID-19.


“Mbaje maskën, ruaj distancimin, kujdesu për higjienën. Mos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve kundër COVID-19”, shkruan Manastirliu.

Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, prof. Silvana Bala ka bërë një apel për qytetarët “Asnjëherë mos mendoni që kjo sëmundje është e lehtë. Është shumë e rëndë, është shumë e vështirë. Këta persona që shihni këtu, kanë qenë të shëndoshë, por në një moment, janë në vështirësi me jetën”, tha Bala. /Tch/