LAJMI I FUNDIT:

Brenda karantinës së të famshmëve shqiptarë – rekomandimet e tyre për këtë kohë pandemie

Kanë kaluar më shumë se tre javë që kur virusi vdekjeprurës COVID-19 është përhapur në masë të madhe në Kosovë, e më shumë se tre muaj që kur ky virus shpërtheu për herë të parë në Wuhan të Kinës.

Kjo ka bërë që gjatë këtyre ditëve kaotike në betejën me coronavirusin, njerëzit të mposhtin rrezikun dhe frikën duke qëndruar brenda në shtëpi, marrë parasysh që kufizimi lëvizjes dhe vetë-izolimi është një prej metodave më të mira për të shmangur diçka të tillë.


Por, pse jo çdo njeri ta shfrytëzojë këtë kohë për të zbuluar vlerat e detajeve të cilat në dukje janë të thjeshta.

Ata që janë gjatë tërë kohës në lëvizje dhe si pasojë e pandemisë kanë pezulluar çdo aktivitet – tashmë e kanë mbushur boshëllëkun e zemrës me njerëzit e dashur të tyre.

Dhe pikërisht lidhur me këtë përtej frikës, personazhe të famshme publike tregojnë për Telegrafi se si e menaxhojnë këtë mbyllje të imponuar nga një degëzim i ri që nuk ishte identifikuar më parë tek njerëzit.

Koha me familjen, zhvillimi i një sërë aktivitetesh, e mbi të gjitha filmat dhe librat – janë gjërat që i mbajnë më aktiv një pjesë të madhe të njerëzve gjatë këtyre ditëve të vështira.

Lyrical Son, Diellza Kolgeci, DJ Regard, Ana Kabashi, Cricket dhe Skivi kanë ndarë me lexuesit e Telegrafit zhvillimet e tyre gjatë kësaj pandemie globale.

Lyrical Son

Lyrical Son (Foto: Berat Ramadani)

Reperi i popullarizuar shqiptar, Lyrical Son, për lexuesit e portalit Telegrafi tregon se është duke qëndruar në shtëpi bashkë me familjen. Ai gjatë gjithë kohës është në karantinë dhe se daljet i shfrytëzon vetëm për furnizime shtëpiake. I njëjti bën thirrje që të qëndrojmë më shumë në shtëpi dhe të kujdesemi sa më shumë për veten.

Meqenëse jemi në vetë-izolim, reperi sugjeron dy libra “100 vitet e ardhshme” nga George Friedman dhe “Ikigai- Sekretet japoneze për një jetë të gjatë e të lumtur” nga Hector Garcia.

“Kohët e fundit jam duke i kaluar në karantinë, me vajzat e mia, me gruan time. Po dalë kur ka nevojë për furnizim, jo për gjëra të tjera. Ndoshta për shëtitje ndonjëherë 15 – 20 minuta sa për të marrur ajër të pastër para lagjes dhe po kthehem lartë, normal gjithmonë masat mbrojtëse, dorëzat, maskën ato shishet e alkoolit me vete gjithqysh me i pas për dezinfektim. Distancë gjithmonë një metër larg njerëzve. Në shtëpi sa më shumë po rrimë, aq më shumë po kënaqem me fëmijët, po kontribuoj rreth edukatës së tyre. Përshembull me Evën ja kemi filluar me i mësu me i shkru shkronjat, me i mësu numrat, ndoshta që zgjat më shumë do e mësoj edhe lexim me katër vjet, pasi veç ia ka nisë. Të njëjtën kohë, kisha thënë të mos bëjmë panik shumë, të jemi të kujdesshëm të mbajmë higjienën trupore, të qëndrojmë në distancë një metër larg tashmë është bërë refren. Nuk është diçka që mundemi të bëjmë shaka, është duke mbytur njerëz. A është apo nuk është e vërtetë, kjo veçse po shihet me numra të njerëzve të vdekur apo të infektuar. Nuk është për hajgare është mirë me u kujdes. Sa i përket kohës si po e kaloj, me fëmijë po merrem shumë, po luaj sony tërë kohën”.

“Sa i përket librave një libër përpara se më u përhap shumë coronavirusi e kam përfunduar “100 vitet e ardhshme” nga George Friedman dhe “Ikigai- Sekretet japoneze për një jetë të gjatë e të lumtur” nga Hector Garcia, janë dy libra të mira ua kisha propozu t’i lexoni”.

“Mesazhi im për fund kishte me qenë sërish mos bëni panik, rrini në shtëpi, keni kujdes, mbani higjienën trupore, jemi njerëz që kemi përjetuar shumë gjëra kjo është vetëm një sfidë e vogël për neve. Jemi popull që kemi mbijetuar qysh nga kohërat e lashta, kemi mbijetuar të të qenurit gjallë të mos humburit gjuhës, kulturës, traditave tona dhe kjo për ne nuk është asgjë”.

Diellza Kolgeci

Diellza Kolgeci (Foto: Facebook)

Bukuroshja shqiptare, Diellza Kolgeci, po ashtu është duke iu përmbajtur rregullave ndaj COVID-19, e cila gjatë tërë kohës është aktive në shtëpi me vajzën e saj, Helenën e njëherësh përkujdeset edhe për fizikun e saj atraktiv.

Për Telegrafin, Diellza tregon se si është një ditë e saj gjatë karantinës dhe se shpreson që sa më shpejt të kalojë kjo sfidë.

“Zgjohem herët filloj me përgatitjen e mëngjesit për vajzën time, Helenën pastaj për mua dhe bashkëshortin Fisin. Pastaj pastrojmë shtëpinë së bashku, dhe merrem sërish me përgatitjen e drekës për Helenën dhe për mua e Fisin. Lexoj diçka derisa Helena është në gjumë. Më vonë bëj pak joga, luajmë me Helenën sepse është një fëmijë shumë aktiv dëshiron shumë lojëra. Pasi flen Helena unë atë kohë bëj diçka për veten nëse kam energji. Shikoj ndonjë film në këtë kohë çfarë jemi dua vetëm komedi ose aksion të mirë assesi filma të dhimbshëm”

“Në mbrëmje po ashtu përgatis ndonjë tortë meqë jam një adhuruese e ëmbëlsirave dhe i bëj shumë të shijshme dhe të shëndetshme. 80% të këtyre gjërave që i kam shkruar i bëj edhe në jetën normale vetëm se i shtohet dalja në ajër të pastër rreth një orë gjë që nuk e kam bërë që tre javë”.

“Shpresoj që të kalojmë shpejtë këtë sfidë dhe që kur e tërë kjo të kalon të kuptojmë se natyra që na ka falur zoti është gjëja më e bukur që kemi në jetë dhe luksi më i madh që kemi e që nuk ka nevojë për të paguar se zoti na ka dhuru andaj ta ruajmë e ta duam sa më shumë duke e mbrojtur dhe përkëdhelur”.

Dj Regard

DJ Regard (Foto: Instagram)

Artisti shqiptar me karrierë ndërkombëtare, DJ Regard, ka ngecur në Australi për shkak të përhapjes së madhe të coronavirusit, i cili ishte atje për të performuar në disa prej koncerteve të tij. Dardan Aliu (emri i vërtetë i artistit) pavarësisht situatës, është duke e shfrytëzuar kohën në maksimum për aktivitete të tjera e po ashtu edhe për muzikë.

Ai aktualisht është duke e shikuar dramën spanjolle, “La Casa de Papel”, të cilën ua rekomandon edhe lexuesve të Telegrafit.

Ndërkohë, në fund të këtij muaji pritet të lansojë projektin e ri muzikor në mënyrë që të jemi sa më pozitivë edhe gjatë kësaj kohe.

“Po e filloj duke i falënderuar të gjithë infermierët, policët dhe të gjitha shërbimet e tjera publike që po e bëjnë të pamundurën në Kosovë dhe vendet e tjera. Unë gjendem për momentin në Australi bashkarisht me menaxherin Hajriz Bajrami nga data 9 mars deri më tani, ku kemi vendosur të qëndrojmë momentalisht në Australi për derisa gjitha vendet për të arritur në Kosovë kanë marrë masa kufizuese.Arsyeja e ardhjes në Australi ishte turneu që kisha 11 performanca, nga të cilat vetëm katër kemi arritur të performojmë kurse 7 të tjera janë shtyer po edhe ndërperë shkaku i sigurisë nga pandemia COVID-19″.

“Tani më pasi që edhe lëvizja është e limituar, kemi arrituar të sigurojm pajisjet e nevojshme për të prodhuar projekte të reja si dhe të jam live-streaming apo transmetim direkt nëpërmjet mediave sociale: Instagram, Facebook dhe Youtube. Ku edhe kemi publikuar orarin e performancave direkt”.

“Mundohem të kalojë këtë kohë duke shikua filma, ku tani për tani jam duke shikuar serialin “La Casa De Papel”, e po ashtu me aktivitete fizike. Sugjerimi im është që gjatë kësaj kohe të jeni të kujdeseshëm, në mënyrë që të arrijmë ta kalojmë sa më shpejtë dhe me pak dëme këtë pandemi. Po ashtu ju njoftojë që projekti im i radhës do të publikohet nga fundi i muajit prill me arsyen që të jemi sa më aktiv dhe pozitivë edhe gjatë kësaj kohe”.

Ana Kabashi

Ana Kabashi (Foto: Albi Cocaj)

Artistja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, si shumë nga të famshmit e tjerë është izoluar në shtëpinë e saj, derisa po punon në projekte të tjera e po ashtu tregon se është tejet aktive edhe me aktivitete të ndryshme. Ajo sugjeron që të lexojmë më shumë rreth asaj që është e shëndetshme që sado pak të largohemi nga ky realitet i hidhur.

“Gjatë kësaj kohe jam duke medituar, duke mësuar të gatuaj, duke lexuar më shumë për shëndetin mental e po ashtu edhe duke shkruar këngë, si dhe me apps online si TikTok duke mos lënë anash as këndimin live në Instagram”

“Ju kisha sugjeru mos me lexu lajme shumë, me qenë të informun por jo gjatë gjithë kohës sepse është shumë depresive kështu që në vend të saj të lexojmë më shumë se çfarë është e shëndetshme për fizikun tuaj gjithashtu edhe për mendjen, por njëkohësisht edhe filmat ose seriale që juve ju pëlqejnë pse jo, ta hekin mendjen prej realitetit”.

Donat Prelvukaj- Cricket

Cricket (Foto: Instagram)

Producenti i cili qëndron prapa shumë hiteve shqiptare, Cricket, periudhën e izolimit është duke e kaluar me familjen e tij dhe tregon se është duke e lexuar librin “Zakonet e Suksesit” nga Napoleon Hill. Ai njëkohësisht është duke e shikuar serialin “Money Heist” apo siç njihet “La Casa de Papel”.

Sipas Cricket, njerëzit nuk duhet ta shikojnë këtë gjendje në aspekt depresiv, por t’i shijojnë gjërat që nuk kishin mundësi për shkak të stilit të jetesës.

“Në përgjithësi këtë kohë po mundohem ta shikoj si mundësi për të iu dhuruar kohë gjërave që zakonisht për shkak të punës nuk kam arritur t’iu dhurojë vëmendjen e duhur. Jam duke kaluar kohë të bukur më familjen, dhe e vërej se nuk kam kaluar mjaft kohë me ta. Në ndërkohë që të mbaj mendjen e shëndoshë jam duke lexuar librin “Zakonet e Suksesit” nga Napoleon Hill”.

“Po ashtu tani që është publikuar sezona e katërt e serialit La Casa de Papel do ta përcjellë pasiqë jam fans i tri sezoneve të kaluar. Punën nuk e kam ndalur, po gjej kohë edhe të bëjë muzikë”.

“Të gjithë i rekomandoj që këtë gjendje të mos e shohin në aspekt depresiv. Le ta shohim si mundësi për të qëndruar me familjen, për të lexuar dhe për të vlerësuar gjërat të cilat nuk kishim mundësi për shkak të stilit të jetesës që kërkohej para se të përballeshim me këtë virus”.

Visar Shala – Skivi

Skivi (Foto: Instagram)

Një tjetër reper i estradës shqiptare, Skivi, tregon se shumicën e kohës është duke e kaluar në studio, ndërsa vjen me mesazhin që të qëndrojmë në shtëpi dhe të qëndrojmë të fortë mentalisht.

Ai ua rekomandon filmin “Star Trek”, i cili ishte hit në vitet ’95.

“Shpresoj që secili ka gjetur strehim të duhur dhe po ballafaqohet me këtë situatë si më së miri që është e mundur, kohën përndryshe jena duke e kaluar duke bërë muzikë shumicën e kohës, kohën e tepërt kur mundemi e gjejmë orarin e duhur për ecje nëpër mal, edhe me u inspiru me pamjet spektakolare rruga mbrapa në lagje të Matiqanit drejtimi për Gërmi”.

“Mesazhi i vetëm është që të qëndrojmë të fortë mentalisht, të shfrytëzojmë kohën ashtu siç mundet secili dhe qëndroni të sigurt, qëndroni në shtëpi. Sa i përket filmave kohëve të fundit ua rekomandoj të kthehemi mbrapa në vitet ’95 kur filmi ‘Star Trek’ ishte top hit në atë kohë”.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori