LAJMI I FUNDIT:

Brenda dasmës shumë të bujshme të manjatit të naftës dhe nuses së tij çeçene në Moskë, 230 mijë funte vetëm paja e nuses

Brenda dasmës shumë të bujshme të manjatit të naftës dhe nuses së tij çeçene në Moskë, 230 mijë funte vetëm paja e nuses

Një nuse, e cila u martua në një martesë të çuditshme çeçene në Moskë gjatë fundjavës, duhej të bënte gati 32 çanta dhe valixhe që kushtonin pothuajse një çerek milioni funte, për të zënë brenda tyre pajën e saj, thuhet sipas raportimeve.

Studentja Ayna Dzabrailova, 22 vjeçe, mbesa e manjatit kontrovers Umar Dzabrailov, kishte porositur dy veshje të dasmës nga dy dizajnerët më të shquar të Libanit, me një çmim prej 350,000 funtesh.


Rreth 600 të ftuar morën pjesë në festimet dy-ditore, dhe nusja thuhet se e ka futur pajën e saj në 32 çanta ‘Louis Vuitton’, ‘Etro’ dhe ‘Versace’, ku vlera e të gjithë pajës së saj shkonte deri në 230 mijë funte.

Kjo nuk nënkupton vetëm vlerën e pajës, ndërsa përmbajtja e saktë nuk dihet, mendohet të ketë qenë e mbushur me dhurata dhe veshje të shumta, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ceremonia u mbajt sipas traditave çeçene – domethënë dhëndri, Haidar Sheripov, 26 vjeç, një menaxher i naftës çeçenike në Moskë, mungonte për shumicën e festimeve, duke parë nusen e tij vetëm në një moment më vonë, larg syve të mysafirëve.

Xhaxhai i Aynas, Umar Dzhabrailov, 60 vjeç, një manjat i diskutueshëm dhe ish-senatori i Moskës, u gjobit me 5,800 funte vitin e kaluar, pasi që ai gjuajti me pistoletë në ajër, në hotelin ‘Four Seasons’ pranë Kremlinit.

Ayna, e njohur edhe si Alyona – mbante stoli nga bizhuteritë britanike ‘Graff Diamonds,’ së bashku me një kurorë të punuar në Dubai.

Dasma u mbajt në përputhje me traditat çeçene, kështu që nuk kishte alkool dhe nusja kaloi të gjithë kremtimin në këmbë, të rrethuar nga miqtë dhe motrat e saj, sipas raporteve në Moskë.

Përpara ceremonisë, nusja dhe nëna e saj kishin qenë në udhëtime pazaresh në Milano, Paris dhe Dubai duke u përgatitur për festimet.

Nusja e la shtëpinë e saj në pasdite, kur miqtë dhe familja e dhëndrit arriti në një fshat jashtë Moskës me një flotë prej 25 limuzinash.

Ceremonia kryesore u mbajt në restorantin ekskluziv ‘Safisa’ në qendër të qytetit.

Pavarësisht prestigjit të dasmës, nusja mbante sytë të ulur poshtë dhe një shprehje serioze sipas traditës çeçene, e cila thoshte se ajo duhet të dukej e turpshme dhe modeste.

Nusja duhet të mbajë gojën e saj të mbyllur, përndryshe do të dukej jo-modeste.

Ajo vetëm mund t’u ofronte të ftuarve një pije uji dhe t’u urojë atyre shëndetin e mirë.

Nuses i është caktuar një vend i veçantë në ngjarjen ku do të qëndronte, por nuk merrte pjesë në vallëzim.

Gjatë ditës ajo është prezantuar me të afërmit e rinj dhe mund të ulej vetëm kur t’i jepej leja.

Sipas traditës, dhëndri duhet të mungojë gjatë gjithë ceremonisë, duke takuar nusen e tij pas festimeve larg syve të të ftuarve. Nusja Ayna ishte shoqëruar nga vëllai i saj deri në atë moment.

Në dasma çeçene nusja më pas ulet pranë një dritare në një pjesë të dhomës të zbukuruar me një perde të veçantë të dasmës.

Vizitorë u japin dhurata të ndryshme të porsamartuarve gjatë ceremonisë. Gratë u japin atyre gjëra të dobishme për shtëpinë, si lira ose enë. Burrat sjellin para ose dele.

Sapo dreka të mbarojë, mysafirët i kërkojnë nuses t’i japin një pije me ujë, para se gjithash të flasin mes vete – shpesh duke treguar shaka ose duke diskutuar pamjen e nuses.

Xhaxha i nuses, manjati i naftës Umar Dzhabrailov, dikur ishte i lidhur me supermodelen Naomi Campbell. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori