Në Teksas të SHBA-ve gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10.028 raste të reja me COVID-19, që është rritja më e madhe e numrit ditor të infektuarve të rinj që nga fillimi i epidemisë.

Siç raporton Reuters, ky shtet amerikan në të cilin jetojnë 30 milionë banorë, ka raportuar bilancin më të madh ditor sesa çdo vend evropian në pikun e epidemisë, transmeton Telegrafi.

Në Teksas numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 210.585, derisa i atyre që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, është 2.715.

Në Georgia gjatë 24 orëve të fundit, numri i rasteve të reja ka arritur në 100.470, e ky shtet ka regjistruar 2.899 raste të vdekjeve.

Rritje të madhe të infektuarve në SHBA, janë vërejtur më së shumti në Teksas, Kaliforni, Florida dhe Arizonë. /Telegrafi/