Ai thotë se Shqipëria duhet të ndahet midis Greqisë dhe Malit të Zi ndërsa pjesa tjetër të popullohet nga të krishterë. Ai thotë gjithashtu se Evropa duhet të jetë në aleancë me Rusinë ndërsa NATO të mbetet hije e përbërë vetëm nga SHBA, Shqipëria dhe Turqia, raportoi Mapo.
Dokumenti i ashtuquajtur “2083/Deklarata Evropiane e Pavarësisë”, një dorëshkrim prej 1518 faqesh, I konsideron shqiptarët myslimanë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si një e keqe që i kanoset Evropës dhe arrin në përfundimin se shqiptarët dhe turqit janë dy prej kombeve që i kanë sjellë më shumë dëme Evropës si me luftërat e shumë viteve më parë, ashtu edhe në ditët tona.
“Shqipëria duhet të ndahet. 20 përqind e territorit t’i kalojë Greqisë, 20 përqind Malit të Zi dhe në pjesën tjetër të jetojnë shqiptarët kristianë. Të gjithë shqiptarët myslimanë do të deportohen në Anadollin qendror,”, thotë ai, duke shtuar në këtë dokument se shqiptarët e Kosovës duhet të deportohen në Shqipëri dhe Kosova të popullohet edhe njëherë nga serbët.
Breivik thotë gjithashtu se Shqipëria duhet të përjashtohet nga NATO dhe të pengohet anëtarësimi i saj në BE ndërkohë që shton se SHBA duhet të jenë të përjashtuar nga bashkëpunimi me Federatën Evropiane.
Breivik vlerëson Partinë Demokristiane dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut si parti që luftojnë për të drejtat e të krishterëve. Ai ka thënë gjithashtu se është sulmuar kur ka qenë i ri nga katër myslimanë shqiptarë që u përpoqën ta vidhnin, të cilët ai i quan “egërsira”./Telegrafi/