Me 730 viktima të reja në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve nga coronavirusi në Brazil ka arritur në 10,627.
Zyrtarët shëndetësorë të këtij shteti të Amerikës latine, kanë thënë se janë 10,611 infeksione të reja, që e rrisin në mbi 156 mijë, numrin e përgjithshëm të personave të infektuar, transmeton Telegrafi.
Duke parë shtimin e shpejtë të personave të infektuar, Brazili ka marra masa të shpejta, që ta mbrojë popullatën nga kjo sëmundje.
Stadiumi Maracana në Rio de Janeiro, është kthyer në spital të përkohshëm për trajtimin e të sëmurëve, derisa spitalet e zakonshme janë ndarë për persona të infektuar, që t’i mbrojnë pacientët tjerë.
Për shkak të shtimit të rasteve, është bërë e ditur se nga mesi i majit, do të shtohet edhe numri i shtretërve nëpër spitale. /Telegrafi/