LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson jep detaje për masat e reja kundër COVID-19, që do të aplikohen në Britani të Madhe

Boris Johnson jep detaje për masat e reja kundër COVID-19, që do të aplikohen në Britani të Madhe

Kryeministri britanik Boris Johnson ka zbuluar mbrëmë masat e reja rigoroze, në luftën kundër pandemisë së coronavirusit që hyjnë në fuqi nga e hëna.

Ora policore vlenë për restorantet dhe baret që do të operojnë deri në ora 22:00, e bartja e maskës është e obligueshme, ndërkaq policia do të mund të kërkoj ndihmën e ushtrisë nëse konsideron se është e nevojshme, transmeton Telegrafi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve, që nëse kanë mundësi të punojnë nga shtëpia, e nga dita e enjte baret dhe restorantet do të duhet të jenë të mbyllura në ora 22:00 dhe të shërbehen klientët vetëm që janë të ulur pranë tavolinave.

“Duhet të reagojmë menjëherë. Kemi bërë një “mburojë” përreth Britanisë së Madhe me qëllim që vendi të mund të rimëkëmbet, por gjithmonë kemi qenë të vetëdijshëm për një valë të dytë. Sikurse shumë vende tjera kemi arritur pikun, kemi mijëra raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve. Do të doja të them se numrat po rriten sepse po testojmë më shumë, por nuk është ashtu. Gjithashtu do të doja të thosha që kemi arritur “imunitetin kolektiv”, por nuk është ashtu. Vetëm 8 për qind jemi imun ndaj virusit. Në mënyrë drastike po përhapet në mesin e të rinjve më saktësisht thënë nga 20 deri në 29-vjeq”, ka deklaruar Johnson.

Ai pranoi se numri i rasteve të reja po rriten me afrimin e vjeshtës dhe dimrit, dhe për këtë sipas tij duhet të ndërmerren masat e reja.

“Përhapja e virusit është në nivele alarmante. Është pikërisht ky moment kur duhet të reagojmë”, ka shtuar kryeministri britanik.

Johnson është zotuar se Britania e Madhe nuk do të shkojë në “izolim total” sikurse në mars, por thjesht do të aplikon “rregullin e gjashtë”.

“Shkollat dhe universitetet do të mbesin të hapura sikurse edhe kishat, do të sigurohemi që shumica e bizneseve të qëndrojnë të hapura, por lusim të gjithë ata që mund të punojnë nga shtëpia. Më vjen shumë keq që kjo do të ndikojë në shumë biznese, që së fundmi i janë rikthyer normalitetit”, shtoi Johnson.

Kujtojmë që maskat do të jenë të obligueshme për të gjithë shitësit dhe punonjësit e sektorëve të ndryshëm përfshirë këtu edhe pasagjerët në taksi. E dënimet do të jenë të ashpra për të gjithë ata që nuk bartin maska dhe nuk respektojnë masat.

Deri më tani në Britani të Madhe kanë humbur jetën nga COVID-19, 41.788 persona, derisa 398.625 tjerë janë infektuar me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori