0Shares

E ardhmja e sulmuesit të Milanit, Marco Boriello, është vënë në dyshim pas transferimit të Ibrahimovicit në San Siro, gjë të cilën e pranon dhe vetë sulmuesi italian.

“Ibrahimovic është kampion, por me ardhjen e tij, hapësirat për mua janë zvogëluar. Më duhet t’i vlerësoj gjërat dhe të bisedoj me shoqërinë dhe agjentin. Dua të vazhdoj të luaj, pasi jam në maje të karrierës”, theksoi Boriello.

Mbrëmë, në fitoren 4-0 të Milanit ndaj Lecces, Ibrahimovic u prezantua me fanellën kuqezi, fanellë të cilën e kishte armik për më se pesë vite në Serie A. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)