Site icon Telegrafi

Bordi i KRM “Ekoregjioni” miraton vendimin për rritjen e pagave të punonjësve

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Ekoregjioni”, në mbledhjen e rregullt të mbajtur të enjten, ka miratuar disa vendime që synojnë rritjen e performancës dhe motivimin e punonjësve.

Sipas njoftimit të publikuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj kompanie, Burim Shala një nga vendimet kryesore ka qenë ai për rritjen e pagave të të gjithë punonjësve.

“U miratua rritja e pagave për të gjithë punonjësit, me theks të veçantë tek punëtorët fizikë, shoferët dhe operativa, të cilët vazhdimisht janë në shërbim që qytetet tona të jenë sa më të pastra”, është shprehur Shala, raporton Telegrafi.

Sipas tij, vendimet janë ndërmarrë për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të motivuar stafin.

“Këto vendime janë ndërmarrë për të rritur performancën e punonjësve tanë, për t’i motivuar dhe për të krijuar kushte më të mira pune, duke ofruar mundësi zhvillimi dhe avancimi brenda ndërmarrjes sonë”, ka njoftuar Shala. /Telegrafi/

Exit mobile version