Dy aeroplanë bombardues strategjikë rusë kanë fluturuar mbi Detin e Japonisë për më shumë se shtatë orë, ka thënë të martën ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë të lëshuar ndërsa kryeministri japonez po fillonte një vizitë në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplanët Tupolev Tu-95MS janë të aftë të mbajnë armë bërthamore dhe Moska i vë në fluturim rregullisht mbi ujërat ndërkombëtare në Arktik, Atlantik Verior dhe Paqësor si një shfaqje fuqie.
Por koha e fluturimit të fundit dukej më e theksuar se zakonisht, pasi kryeministri japonez Fumio Kishida do të shkonte në Kiev më vonë në një vizitë për të treguar solidaritet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në luftën kundër Rusisë.
Rusia tha se bombarduesit strategjikë bënë një “fluturim të planifikuar”, të shoqëruar nga aeroplanë luftarakë.
Një lëvizje e tillë vjen pas përplasjes së 14 marsit të një droni mbikëqyrës ushtarak amerikan në Detin e Zi pasi u “kap” nga aeroplanët rusë, në “takimin” e parë të njohur të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së që kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë.
Fluturimi, pretendon Moska, u krye në përputhje të rreptë me ligjin ndërkombëtar dhe u bë mbi ujërat neutrale.
Japonia, e cila ka mosmarrëveshjen e saj territoriale me Moskën për ishujt në veri të Paqësorit që daton nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, është një aleat kyç aziatik i Shteteve të Bashkuara dhe një anëtar i Grupit të Shtatë demokracive të pasura dhe i është bashkuar Perëndimit në sanksionet kundër Rusisë.
Ndryshe, udhëtimi i Kishida në Ukrainë përkon edhe me vizitën shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Moskë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Peshkaqeni shqyen rusin në Egjipt, publikohen pamjet dramatike

Washington Post: Ukraina ka nisur kundërsulmin e shumëpritur kundër Rusisë

Kaos në parlamentin japonez - përleshen deputetët e pozitës dhe opozitës

Ushtria ukrainase: Kemi rrëzuar katër raketa dhe dhjetë dronë rus gjatë natës

Zeri i Amerikës: Lidhjet e Vuçiqit me grupet kriminale shtron pyetjen - A është ai partner i SHBA-së?

Inteligjenca ukrainase publikoi një audio-incizim: Kjo bisedë dëshmon se rusët hodhën në erë digën

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë