Kombëtarja e Brazilit nuk ka arritur të fitoj në udhëtim te Bolivia, por ka arritur të vazhdoj serinë pa humbje duke barazuar me rezultat 0-0.
Brazili i Tites ka vazhduar serinë pozitive në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”, duke barazuar në udhëtim te Bolivia.
Kombëtarja e Brazilit e dominoi gjithë ndeshjen ndaj Bolivisë, por që në shumë raste nuk pati fat për ta gjetur rrugën e golit.
Rastet më të mira në pjesën e parë ishin ato të Neymarit (25’, 43, 45+) dhe Gabriel Jesus (39’), por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat pasi u ndalën nga portieri vendas.
Në pjesën e dytë, brazilianët rrezikuan përsëri me Jesus (49’, 83, 87) dhe Neymar (70’), por gardiani ishte në ditët e tij më të mira, duke mohuar golin dhe ndeshja përfundoi me rezultatin që nisi, pra 0-0.
Edhe përkundër këtij barazimi, Brazili vazhdon të jetë larg nga të tjerët në pozitën e parë me 38 pikë, ndërsa Bolivia në vendin e parafundit me 14 pikë.
Në takimin e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëor, Brazili luan në shtëpi ndaj Kilit, ndërsa Bolivia udhëton te Uruguai. /Telegrafi/
https://twitter.com/Troll__Footbal/status/916044434357182465