LAJMI I FUNDIT:

Bokseri Anthony Yarde konfirmon se babi i tij ka vdekur nga coronavirusi edhe pse nuk kishte probleme me shëndetin

Bokseri Anthony Yarde konfirmon se babi i tij ka vdekur nga coronavirusi edhe pse nuk kishte probleme me shëndetin

Boksieri Anthony Yarde ka konfirmuar se babai i tij ka ndërruar jetë shkaku i infektimit me coronavirus.

Britaniku ka lëshuar një njoftim në orët e para të mëngjesit të së dielës (sot), duke thënë se babai i tij nuk kishte asnjë problem shëndetësor.


Yarde që ka boksuar me Sergey Kovalev për titullin e kampionit në peshat e lehta në vitin e kaluar ka thënë se ai është një person shumë privat, mirëpo ka treguar se babai i tij ndërroi jetë nga virusi vdekjeprurës edhe pse nuk kishte asnjë problem me shëndetin.

“Unë jam një person shumë privat dhe të them të drejtën jam i shokuar momentalisht, por ndoshta mund t’i ndihmoj njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi”, ka shkruar ai.

“Babai im ka ndërruar jetë nga coronavirusi ditën e djeshme (e shtunë) dhe ai ishte në gjendje të mirë e nuk kishte as probleme me shëndetin”.

“Sa më shumë njerëz të dalin jashtë, aq më shumë vdekje do të kemi dhe virusi do të përhapet më shumë”.

“Nuk jam doktor, por unë ju them që të qëndroni në shtëpi dhe të mos rrezikoni dhe ta kalojmë këtë situatë”, ka shtuar më tej Yarde.

Britaniku është nën menaxhimin e Frank Warren që i ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të tij. /Telegrafi/

Foto: Anthony Yarde/Instagram