Bojkotuesit e referendumi tashmë kanë nisur festën e tyre për mos suksesin e referendumit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.
Me brohoritje dhe dhe këngë patriotike maqedonase ata festojnë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq sipas të dhënave zyratare të KSHZ-së deri në orën 18: 30 përqindja e qytetarëve ka qenë 34.09%, ndërsa protestuesit e quajnë si fitore të madhe për shkak se sipas tyre, mos suksesi i referendumit është fitore për Maqedoninë./Telegrafi/