Barcelona nënshkroi me Kevin-Prince Boateng nga Sassuolo në formë të huazimit me të drejt blerje.
Ganezi në fjalët e para si katalunas ka thumbur Real Madridit duke thënë se do donet shumë t’i shënonte atyre në Santiago Bernabeu.
“Jam i mërzitur se po largohem nga Sassuolo. Kjo është një mundësi e madhe”, ka thënë Boateng për Sky Sport Italia.
👍 @KPBofficial
😉 Good morning Barça Fans!
⚽️ #EnjoyPrince
🔵🔴 pic.twitter.com/tbaeFByATI— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 22, 2019
“Mos më pyesni për Real Madridin, dua të fokusohem vetëm te Barcelona dhe shpresoj që të shënoj në Bernabeu në El Clasicon e ardhshme”, ka shtuar 31-vjeçari.
31-vjeçari ka zëvendësuar Munir El Haddadin, i cili i bashkua Sevillas dhe kështu Luis Suarez mbeti i vetëm në qendër të sulmit.
Në të kaluarën Boatengu ishte pjesë edhe e klubeve të njohura evropiane si Hertha, Tottenham Hotspur, Borussia Dortmund, Portsmouth, Milan, Schalke, Las Palmas dhe Eintracht Frankfurt.
Gjatë karrierës së tij ai është paraqitur në 15 ndeshje për Përfaqësuesen e Ganës ku ka arritur të shënojë dy gola. /Telegrafi/