LAJMI I FUNDIT:

Bllokohet shitja e mbushjeve të Vala-s

Bllokohet shitja e mbushjeve të Vala-s

Kryesia e Sindikatë Profesionale e Postës së Kosovës ka njoftuar se ka bërë mbylljen e zyrave dhe nuk do të shesë mbushje telefonike të Vala-së, kjo ka ndodhur për shkak të mos dhënies së bonuseve edhe për ketë pjesë të punëtorëve.

Kryesia e Sindikatës Profesionale e Punëtorëve të Postes së Kosovës, ka thënë se kjo masë është marrë edhe me qellim të ndërprerjes se diskriminimit të drejtave tona si punëtor të PTK deri me 31 korrik 2012, pa dëshirën tonë jemi të detyruar të ndërmarrim të gjitha masat ligjore sindikale konfrom të drejtave të punonjësve sipas ligjeve në fuqi për realizimin e të drejtave të punëtoreve.

“Ne emër të përfaqësimit të drejtave të gjithë punonjësve të diskriminuar SPP , FS e PTK nuk është përgjegjëse , për destabilizimin e procesit të punës, andaj masat e vetme për ndërgjegjësimin e dhe eliminimin e vendimeve të gabuara të paligjshme të Menaxhmentit të PTK-së, prej sot më 27.12.2012 ora 15:00 do të jenë ndërprerja e punës , mbyllja e zyrave të shitjes, ku për demet financiare përgjegjësia dirket bie mbi shkaktarët e diskriminimit të punëtorëve e që janë menaxhmenti i PTK-së”, theksohet në komunikatën e kësaj sindikate.


SPP gjithashtu është në pajtim dhe mbështet qëndrimin e Federatës Sindikale të PTK-së , kundër vendimit të aksionarit për anulimin e vendimit të Bordit të Drejtoreve të PTK-së për bonuset e punëtorëve, për mos kthimin e bonuesve, por gjithashtu do të mbështet masat e saj sindikale për të drejtat e të gjithë punëtoreve të PTK-së.

“SPP edhe njëherë ju benë thirrje të gjithë anëtarëve të saj, dhe Federatës Sindikale te PTK që të protestojmë dhe përdorim të gjitha masat sindikale përfshirë edhe bllokimin e procesit të punës prej sot duke filluar në ora 15:00 deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve të kompanive tona , pasi që e vetmja rruge ligjore është realizimi i të drejtës se bonusit edhe për punëtorët e PTK-së deri më 31 korrik 2012, e që tash janë punëtorë të njësisë së ndarë Posta e Kosovës.

Ndryshe, Telegrafi ka inspektuar disa pika ku ka parë nga afër kthimin e konsumatorëve nga pikat e Postës së Kosovës dhe kthimin e tyre pa blerë mbushje telefoni. /Telegrafi/