Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur për bisedën që e ka pasur me shefin e diplomacisë ukrainase, Dmytro Kuleba, me të cilin diskutoi për planet e mëtutjeshme të Ukrainës kur bëhet fjalë për rikthimin e territoreve që janë aneksuar nga Federata Ruse.

Blinken theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë qëndrim, dhe se Ukraina do të vazhdojë të mbështetet nga Washingtoni në përpjekjet e saj për të rikthyer territoret e aneksuara, transmeton Telegrafi.

“Blinken dhe Kuleba diskutuan për përpjekjet më të reja të rrejshme dhe jo legjitime të Moskës, që të ndryshojë kufijtë e Ukrainës si dhe për krimet në rritje, që forcat ruse i kryen mbi popullin ukrainas, përfshirë krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut”, thuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit.

Reklama
Reklama

Gjithashtu Blinken gjatë bisedës ka ripërsëritur mesazhin e presidentit amerikan Joe Biden.

“Sekretari ripërsëriti mesazhin e presidentit Biden që Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të respektojnë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës, dhe se do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Ukrainës që të rikthej nën kontroll territoret e saj me forcimin e ushtrisë por edhe diplomacisë”, shtoi Blinken. /Telegrafi/