LAJMI I FUNDIT:

Blerim Bexheti: Të bëhen mbi 700 teste në ditë për coronavirus, ju bëjmë apel qytetarëve për kujdes

Blerim Bexheti: Të bëhen mbi 700 teste në ditë për coronavirus, ju bëjmë apel qytetarëve për kujdes

Përfaqësuesi i BDI-së dhe kryetar i Komunës së Sarajit, Blerim Bexhet në konferencë për shtyp tha se “zhvillimet e fundit me shëndetin publik në komunat tona kanë marrë përmasa shqetësuese”.

“Komuna Saraj dje ka shënuar 39 të infektuar me virusin Covid – 19 dhe të infektuarit vijnë nga më shumë vendbanime të komunës sonë. Ne që dje thamë që të gjithë bashkërisht po synojmë kthimin sa më të shpejt në normalitet dhe ta rindërtojmë e përforcojmë ekonominë tonë, por çdo kthim në rutinën e përditshme me doemos duhet të përcillet me respekt të pa kompromis të masave për kujdes nga qytetarët që të parandalohet rritja e numrit të të infektuarve’, thotë Bexheti, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai tha se mosrespektimi i masave dhe mospasja e kujdes mund të shkaktojë pasoja të paparashikueshme afatgjata që do të prekin jo vetëm Sarajin por edhe gjithë shoqërinë.

“Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me institucionet qendrore dhe lokale si dhe me ekspertët dhe vlerësimet dhe si administratë lokale, por edhe si qytetarë vihemi tërësisht në dispozicion të përpjekjeve për ta kaluar pandeminë sa më lehtë që është e mundur”, tha Bexheti.

Bexheti thotë se kjo betejë nuk mund të fitohet pas pjesëmarrjen e gjithsecilit dhe se ky virus nuk është shaka dhe kjo dëshmohet për çdo ditë.

“Sa më shpejt që ta pranojnë realitetin e ri dhe ta shtojmë kujdesin ndaj shëndetit, aq më shpejt mund ti kthehemi normalitetit. Apeloj fuqishëm deri tek të gjithë qytetarët që ti respektojnë masat e kujdesit, mbajtjen e maskave mbrojtëse, distancën fizike, të evitojnë çdo mbledhim familjar dhe shoqëror dhe të mbajnë higjienën personale në nivel”, tha Bexheti.

Sipas tij, vetëm respektimi i masave parandalon shpërndarjen dhe kursen bashkëfamiljarët tanë dhe shoqërinë.

“Gjithashtu ftoj autoritetet e shëndetit publik që të rrisin ndjeshëm numrin e testeve në komunat tona në mënyrë që të identifikohen sa më shpejt dhe sa më saktë të gjithë infektuarit të cilëve duhet t’ju dilet në ndihmë, por edhe të parandalohet shpërndarja e mëtejmë e virusit. Vetëm nëpërmjet të testimeve, mbi 700 në ditë, mund të kuptojmë se sa njerëz janë infektuar dhe ku janë vatrat e të infektuarve”, tha Bexheti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori