Klan Kosova së shpejti do të shpalosë jetën dhe atë që bën Bleona për së afërmi.
Ekipi i Klan Kosovës me në krye Alaudin Hamitin dhe Vlorijan Halilin kanë qëndruar sipas informacioneve të Telegrafit në Los Angeles.
Ata kanë përcjellë ngjarjet e mëdha si Grammy dhe MusiCare, ku nga afër është përcjellë edhe këngëtarja shqiptare që merr pjesë në këto ceremoni.
Deri tash Bleona e ka mbajtur të fshehtë jetën që bën në Amerikë dhe të gjitha angazhimet e saj profesionale, por që tash do të shpalosen në ekranin kosovar. /Telegrafi/