Bleona Qereti po vazhdon me sukses të krijoj një karrierë artistike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vitin e kaluar ajo paralajmëroi se do të jetë pjesë e kastit të një filmi hollividuian dhe tek sot ka publikuar një insert të filmit.
Ajo do të luajë përkrah aktorit të mirënjohur amerikan Nicolas Cage, në filmin e zhanrit triler të titulluar “211”.
Këngëtarja jonë në filmin artistik luan rolin e Christines, e cila duket si një kliente në një restorant së bashku me miqtë e saj.
Bleona është ndjerë mjaft e vlerësuar dhe entuziaste për këtë hap të ri në karrierën e saj artistike.
“Ishte një nder i pabesueshëm të bëhesha pjesë e këtij projekti. Faleminderit nga zemra @mkives @yonileh @gisellamarengo”, ka shkruar në rrjetet sociale Bleona.
Ndryshe, ajo do të sjell edhe disa këngë të tjera gjatë ditëve në vazhdim dhe projekte të ndryshme. /Telegrafi/