LAJMI I FUNDIT:

Bleona: Ekspozimi ka të bëjë me artin, jo me kërkimin e vëmendjes

Bleona: Ekspozimi ka të bëjë me artin, jo me kërkimin e vëmendjes
(Foto: Getty Images)

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, e cila u bë kryetemë e mediave për shkak të (zh)veshjes së saj në ceremoninë e ‘Vanity Fair Oscars 2018‘, thotë se dukja e saj është keqinterpretuar dhe se zhveshja në sy të publikut ka të bëjë me artin dhe jo me kërkimin e vëmendjes.

Daily Mail i ka kushtuar një artikull shfaqjes së Bleonës në evenimentin pas ndarjes së çmimeve Oscar, ku tema kishte të bëjë me lëvizjen ‘#MeToo’ dhe mbështetjen për femrat.

Bleona ekspozoi shumë nga fiziku i saj gjatë pjesëmarrjen në këtë eveniment, ndërsa në një intervistë për Femail ka treguar të vërtetën pse zgjodhi të vishej në atë mënyrë.

Dukja e Bleonës në Vanity Fair Oscars (Foto: Getty Images)

Njëherësh, ajo i ka kritikuar standardet e dyfishta që iu bëhen yjeve në industrinë e skenës dhe filmit.

Të gjitha lajmet për BLEONËN
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për BLEONËN

Qereti ka thënë se është tërësisht vendim i saj se sa zgjedh të (zh)vishet dhe gjithmonë i pëlqen të jetë kreative me zgjedhjet e rrobave të saja.

Veshja e tillë, asokohe nxiti kritika se Bleona po kërkonte vëmendje, duke qenë se imazhi i saj ishte publikuar në të gjitha mediat botërore.

Pati kritika se Bleona kërkonte vëmendje (Foto: Getty Images)

Megjithatë, ajo thotë se qëllimi kishte qenë që të kontribuojë në fushatën ‘#MeToo’, pasi e ka lirinë që të veshë çfarëdo që dëshiron.

“Femrat kanë qenë të shtypura për shumë gjatë, të objektivizuara pa të drejtë nga meshkujt në industrinë e argëtimit. E vesha për fushatën #MeToo; ata duhet ta kuptojnë se jam e lirë dhe kam të drejtë ta shpreh veten ashtu si jam”.

Link in bio #remix #wickedlove out now @daveaude @ralphirosariomusic 🔥

A post shared by Bleona (@bleona) on Apr 5, 2018 at 8:23am PDT

“Të gjitha femrat duhet ta kenë mundësinë të ndihen komode me atë që janë. Nëse Iggy Pop mund të dalë i zhveshur apo pa këmishë, pse nuk mund ta bëjnë femrat të njëjtën gjë?”, është shprehur Bleona.

Më tej, ajo ka thënë se standardet e dyfishta nuk janë vetëm për meshkujt, por edhe në rastet e femrave. Kim Kardashian apo Beyonce zakonisht marrin lëvdata për dukjet e tyre, ndërsa nëse dikush vishet në atë mënyrë, ndodh që të marrë kritika.

“Nëse Kim K ose Beyonce do ta bënin atë dhe do të dukeshin krejtësisht si unë, ato ‘do ta rrënonin internetin’; do të thoshin: ‘O Zot, sa bukur që duken’ – Kim K e bën këtë në baza ditore! Sidoqoftë, meqë nuk të njohin, e përkthejnë sikur ajo po kërkon vëmendje”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

A few months ago

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on Mar 22, 2018 at 8:27am PDT

Bleona, e cila jeton me prindërit në Los Angeles, ka pranuar se kishte pasur emocione kur ka ecur në tepihun e kuq e veshur në atë mënyrë.

“Natyrisht se kisha emocione. Kurrë nuk e di se cili do të jetë reagimi… E bëra që njerëzit ta kuptojnë se artistët nuk janë objekte seksuale. Ky është art. Është industri e argëtimit…”, citohet të ketë thënë Bleona. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori