LAJMI I FUNDIT:

Bizneset i “blejnë” shtrenjtë paratë në banka

Bizneset i “blejnë” shtrenjtë paratë në banka

Përderisa në Kosovë normat e interesit sillen prej 9 deri në 25 për qind, në Republikën e Maqedonisë ato sillen nga 4.98 deri në 13 për qind.

Bizneset i ‘blejnë’ shtrenjtë paratë në banka dhe kjo po bëhet shkatërruese për ato dhe po ndikon negativisht në zhvillimin e ekonomisë kosovare

Në bazë të analizave të shumta, të bëra nga organizatat ekonomike në Kosovë, normat e interesit në kreditë e bankave komerciale, janë prej 9 deri në 25 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.

Ky fakt, sipas ekspertëve të ekonomisë, po i pamundëson investimet në Kosovë, si dhe po ndikon negativisht në zhvillimin e ekonomisë kosovare në përgjithësi.

Përderisa në Kosovë normat e interesit sillen prej 9 deri në 25 për qind, sipas Bankës Qendrore të Shqipërisë, normat e interesit të bankave në këtë shtet sillen nga 9.05 deri në 14.50 për qind. /Kosova Sot/