Camille Schrier, një studente nga Virginia, është shpallur ‘Miss America 2020’ në një eveniment që u zhvillua të enjten mbrëma në Connecticut.
Ajo është zgjedhur më e bukura nga një panel i përbëra nga personazhe publike duke e lënë pas vetes, ‘Miss Georgian’, Victoria Hill.
Bukuroshja, e cila gjatë spektaklit të bukurisë bëri një demonstrim kimik, e mori kurorën nga më e bukura e vitit 2019, Nia Franklin nga New Yorku.
‘Miss America’ e porsashpallur i ka thënë publikut se planifikon të doktorojë në farmaci. Ajo tashmë ka diploma universitare në biokimi dhe sistemet biologjike.
Ndryshe, në top-tri më të bukurat e Amerikës është përfshirë edhe ‘Miss Missouri’, Simone Esters. /Telegrafi/