Libri “Biografia e Frida Kahlos” është botim ekskluziv i “Botimeve Lekë”.
Biografia e Frida Kahlos, artistes meksikane që mjeshtërisht dhe në mënyrë tejet origjinale arriti ta transformonte dhimbjen (e saj) në art, ta përziente realitetin me fantazi dhe ta shpërfaqte kontraversalitetin e saj artistik, duke krijuar, kështu, identitetin meksikan në pikturë.
E lindur në rrethinat e qytetit të Meksikos, ajo u rrit përgjatë viteve të Revolucionit Meksikan, dhe, në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, qe vikamë e një aksidenti, gjatë të cilit u lëndua shumë dhe iu pamundësua lindja e fëmijëve.
Frides i duhej të shpëtonte nga kjo gjendje e zymtë, e kështu ajo mësoi se si të rrinte pa lëvizur-duke pikturuar.
Talenti i saj i veçantë beri që ajo të jetë një nder artistet më të njohura të shekullit. Por, pikturat janë vetëm një pjesë e jetës së saj të pasur, aq edhe tragjike.
Frida Kahlo nuk është vetëm një figurë e rëndësishme e historisë së artit, por, gjithashtu, edhe një grua ikonë e lëvizjes feministe të kohës.
Librin mund ta gjeni në librarinë “Dukagjini” apo ta bëni porosi online:
https://dukagjinibooks.com/books/1589757