LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates zbuloi se sa para investoi në vaksinat kundër COVID-19

Bill Gates zbuloi se sa para investoi në vaksinat kundër COVID-19

Bill dhe Melinda Gates botuan një letër vjetore në faqen e tyre të internetit në të cilën flasin për pasojat e mundshme të kësaj dhe pandemive të ardhshme.

Sipas tyre, ashtu si Lufta e Dytë Botërore ishte një ngjarje vendimtare për brezin e prindërve tanë, pandemia e coronavirusit do të përcaktojë tonën.


“Dhe ashtu si Lufta e Dytë Botërore çoi në një bashkëpunim më të madh midis vendeve për të mbrojtur paqen dhe për t’i dhënë përparësi të mirës së përbashkët, tani bota ka mundësinë t’i kthejë këto mësime të vështira që kemi mësuar gjatë pandemisë në një të ardhme më të shëndetshme, më të barabartë për të gjithë”, pohoi Gates.

Bill Gates: Deri në tetë muaj vonesa për vendet e varfra në qasjen në vaksinat anti COVID-19
Lexo po ashtu Bill Gates: Deri në tetë muaj vonesa për vendet e varfra në qasjen në vaksinat anti COVID-19

Ky i fundit tregoi edhe sa para i ka shpenzuar kompania e tyre rreth pandemisë globale, e cila kap shifra prej 1.7 miliard dollarësh, raporton businessinsider.

“Kompania jonë deri më tani ka investuar 1.75 miliard dollarë në luftën kundër COVID-19. Pjesa më e madhe e këtij financimi është përqendruar në prodhimin dhe prokurimin e materialeve kritike mjekësore. Për shembull, ne kemi mbështetur shkencëtarë të cilët kanë krijuar ilaçe të reja për infeksionin e coronavirusit, përfshirë antitrupa monoklonale dhe kemi punuar me një shumëllojshmëri partnerësh për të siguruar që këto barna të formulohen në një mënyrë që është e lehtë për t’u transportuar dhe përdorur në pjesët më të varfra të botës”, shkroi ai.

Ndryshe, bota deri më ka regjistruar mbi 100 milionë të infektuar me virus gjersa kanë ndërruar jetë 2.16 milionë persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori