LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates optimist, tregon kur do të përfundojë pandemia

Bill Gates optimist, tregon kur do të përfundojë pandemia

Sipas Bill Gates, përmes inovacionit në diagnostikim, terapi dhe vaksinim, bota do të ketë dalë përfundimisht nga gjendja e pandemisë deri në fund të vitit 2021

“Fundi (i pandemisë) vjen kur midis infeksionit natyror dhe vaksinës kemi imunitetin e tufës,” tha ai në një intervistë për Bloomberg.

Sipas Gates, “vaksina fillestare mund të mos jetë efektive” kështu që nuk do të ishte plan i mirë nëse mendojmë se me vaksinën ka mbaruar gjithçka.

I pyetur në lidhje me debatin se shtetet e fuqishme si SHBA do të kenë më shumë qasje, themeluesi i Microsoft u shpreh se i ka këshilluar ligjvënësit amerikanë që të përgatisin një fond prej 8 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet e varfra dhe ato me ekonomi mesatare.

Gates tha që ai është optimist se shumë terapi në zhvillim mbi trajtimin e virusit mund të ndihmojnë në uljen e shkallës së vdekshmërisë.

Në fund të korrikut, në një intervistë për CNBC, Gates shprehu pakënaqësitë në lidhje me kryerjen e testimeve për Covid-19, të cilat sipas tij lënë për të dëshiruar, ndërsa ditë më parë, reagoi mbi teoritë konspirative që e akuzojnë se ka shpikur coronavirusin.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori