LAJMI I FUNDIT:

Bilanci i viktimave, vdekjet nga coronavirusi në botë tejkalojnë numrin 70,000

Bilanci i viktimave, vdekjet nga coronavirusi në botë tejkalojnë numrin 70,000

Numri i vdekjeve të konfirmuara në botë nga coronavirusi ka tejkaluar 70,000 dhe aktualisht është në 70,446 dhe një total prej 1,286,229 njerëz u sëmurën.

Për sa i përket vdekjeve, Italia është ende në gjendje të rëndë, me 15,887 njerëz të vdekur deri më tani.


Gjithsej u infektuan 128,948 persona, nga të cilët 91,226 u shëruan. Rajoni më i prekur është Lombardia dhe një numër i madh i profesionistëve të infektuar të kujdesit shëndetësor janë raportuar në atë vend.

Pason Spanja me 13,055 të vdekur. Një total prej 135,032 u infektuan, nga të cilët 40,437 u shëruan. Në 24 orët e fundit, 637 njerëz kanë vdekur në këtë vend.

SHBA renditet e treta me 9,633 vdekje të konfirmuara. Gjithsej 337,072 njerëz u sëmurën dhe 17,977 u shëruan. Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Goditja më e fortë është Nju Jork, me 123,018 të infektuar dhe 4,159 të vdekur.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se më e keqja nuk ka ardhur ende. Ai gjithashtu nuk pranoi të mbante maskë dhe vuri në dukje se bartja e maskës ishte “vullnetare”.

Në Francë, 8,078 njerëz vdiqën, ndërsa gjithsej u infektuan 92,839, teksa 68,578 njerëz u shëruan.

Britania e Madhe ka 4,934 të vdekur dhe 47,806 janë infektuar. Është interesante se deri më tani, vetëm 135 persona janë raportuar të jenë shëruar.

Kryeministri britanik Boris Johnson u pranua në spital mbrëmë pasi simptomat e coronavirusit vazhduan për 10 ditë.

Në këto pesë vende, 51,587 njerëz vdiqën, ose më shumë se dy të tretat e viktimave totale të botës. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Kalo në kategori