LAJMI I FUNDIT:

Big Scoop – tani me lokacion në qendër të Prishtinës

Big Scoop – tani me lokacion në qendër të Prishtinës

Pas hapjes së madhe të BigScoop në Rrugën B në Prishtinë, Big Scoop ka hapur lokacionin e ri në qendër të Prishtinës, afër kinemasë ABC. Kjo hapje kompleton edhe më shumë rrjetin e zgjeruar të lokacioneve të Big Scoop, ku deri tani janë hapur rreth 7 lokacione, përfshirë këtu edhe lokacionin në Tiranë dhe Ulqin.

Lokacioni i ri në qendër ofron një përvojë edhe më të mirë për punonjësit dhe klientët, përmes zgjerimit të konsiderueshëm të kapacitetit dhe përsosmërisë së dizajnit të hapësirës. Qëllimi i hapjes së kësaj pikë është tejkalimi i pritshmërive të klientëve të Big Scoop si dhe të qenurit sa më afër tyre.

Përpos produkteve të dashura për të gjithë si Waffle, Crepe, Milkshake dhe shumë të tjera, Big Scoop ka zgjeruar gamën e produkteve dhe tani ofron shumë mundësi ku mund të ushqeheni edhe gjatë mëngjesit, drekës apo darkës me produktet e njelmëta apo lëngje të freskëta.

Shtesë tjetër e këtij lokacioni është edhe Party Room, që ofron hapësirë të jashtëzakonshme për të festuar ditëlindjet dhe gëzimet tjera familjare apo shoqërore. Kjo hapësirë ofron edhe Karaoke Room si aktivitet mjaft i gëzueshëm për të gjithë që rezervojnë hapësirën. Një vend si ky, përpos cilësisë dhe përkushtimit për produkte dhe shërbime, ju lejon të kaloni momente të lumtura dhe të paharrueshme.

Por kjo nuk është e tëra, Big Scoop i radhës po hapet në Ferizaj shumë, shumë shpejtë…!

Mos harroni ta vizitoni lokacionin e ri, dhe të na ndiqni në rrjetet tona sociale për lajmet dhe ofertat më të reja.

Artikull i sponzorizuar