Klipi është realizuar nga produksioni Medusa Pictures, ndërsa ajo që vlen të përmendet në këtë këngë është se nuk mund ta quajmë ‘puro’ hip-hop, pasi i takon një stili pak më të lehtë të orientuar kah muzika e Amerikës Qëndrore.

Mund të krijohet konfuzion të fansat kur të shohin titullin e këngës në YouTube, pasi përfshihet edhe Dafina Zeqiri, megjithëse ‘Duffye’ ka marrë pjesë vetëm në xhirimet e klipit dhe nuk ka kënduar. Pos Dafinës, në disa momente gjatë këngës përmenden edhe yjet tjera femra të estradës, të cilat Big D i përshkruan si të bukura dhe me plot talent. /Telegrafi/