LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i popullsisë ruse, brenda një viti mbi 700 mijë banorë më pak

Bie numri i popullsisë ruse, brenda një viti mbi 700 mijë banorë më pak

Nga të dhënat e Shërbimit Federal të Statistikave në Rusi (Rosstat) për trendët e popullsisë gjatë vitit 2020, ka rënie së popullsisë në krahasim me vitin 2019.

Deri sa në vitin 2019 kishte rënie të numrit të popullsisë prej 317,233 banorëve, në vitin 2020 kjo rënie ka shkuar në 702,072 banorë.


Rënie të banorëve ka pothuajse në të gjitha rajonet e Rusisë, rajonet e vetme ku ka rritje të numrit të popullsisë janë rajonet federale të Kaukazit Verior, Republikat e Dagestanit, Ingushetisë dhe ajo e Çeçenisë.

Për shkak të trendit të zhvendosjes së popullsisë në zonat e mëdha urbane, në vitin 2019 Moska kishte rritje të numrit të popullsisë me 15,216 banorë, ndërsa ky trend i rritjes nuk kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, kur Moska kishte rënie të numrit të popullsisë me rreth 25 mijë banorë.

Ka dyshime që në dyfishimin e rënies së numrit të popullsisë në Rusi, pos rënies së natalitetit ka ndikuar edhe vdekshmëria nga COVID-19, pasi që në Rusi ka shumë kritika për mos raportim të saktë të numrit te të vdekurve nga ky virus.

Dyshimet për mos raportim të viktimave nga COVID-19 rriten edhe nga raportimet e Rosstat, derisa në raportimin e parë për periudhën prill-dhjetor 2019, agjencia kishte raportuar 104,800 të vdekur nga COVID-19, më pas kjo shifër korrigjohet, duke e ngritur në 144,691 të vdekur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Kalo në kategori