LAJMI I FUNDIT:

Biden: Nuk e prisja që Rusia të ishte kaq brutale në Ukrainë

Biden: Nuk e prisja që Rusia të ishte kaq brutale në Ukrainë
-->

Joe Biden ka thënë në konferencën për shtyp se SHBA qëndron me aleatët e saj “aq fortë sa kurrë” kundër “luftës brutale” të Rusisë në Ukrainës.

Presidenti amerikan ka mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin francez, Emmanuel Macron, raporton cnn.

Biden tha se mbështetja do të vazhdojë përballë agresionit rus, i cili shton se ka qenë “tepër brutal”. Ai shtoi se “e dija se Rusia ishte brutale, por nuk e prisja që të ishin aq brutale sa kanë deri më tani”.

“Sot ne ripohojmë se do të qëndrojmë së bashku kundër këtij brutaliteti. Ne do të vazhdojmë këtë mbështetje të fortë për popullin ukrainas, ndërsa ata mbrojnë shtëpitë e tyre, familjet e tyre, spitalet, çerdhet e tyre, sovranitetin e tyre, integritetin e tyre, kundër agresionit rus”, deklaroi ai.

Ai shton se Franca ka mirëpritur më shumë se 100 mijë refugjatë ukrainas dhe me këtë rast e falënderoi Macronin.

“Sulmimi i infrastrukturës civile, shkatërrimi i energjisë në Evropë për të rritur çmimet, duke përkeqësuar krizën ushqimore. Kjo po dëmton njerëzit shumë të cenueshëm jo vetëm në Ukrainë, por në mbarë botën. Por ai nuk do të ketë sukses. Ne do të punojmë së bashku për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimet e tyre dhe për të zbutur ndikimet globale të luftës së Putinit në pjesën tjetër të botës”, deklaroi i pari i shtetit amerikan.

Presidenti amerikan thotë se vendi po ndihmon Evropën dhe se një marrëveshje e re është rënë dakord me Francën për energjinë bërthamore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Evropa
Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Evropa
Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Evropa
Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Evropa
Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Evropa
Kalo në kategori