LAJMI I FUNDIT:

Biden me masa të gjendjes së luftës, kundër coronavirusit

Biden me masa të gjendjes së luftës, kundër coronavirusit
Foto: Reuters

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë, derisa shpalosi një strategji kombëtare kundër pandemisë së tërbuar të coronavirusit.

Dhjetë urdhrat, mes tjerash, synojnë t’i japin hov programit të vaksinimit, të zgjerojnë testimin dhe veshjen e maskave, si dhe të rrisin mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, që do të ndihmonin në krijimin e politikave.


Udhëtarët nga jashtë do të duhet të kenë test negativ kundër coronavirusit dhe të futen në karantinë pas mbërritjes në SHBA.

Biden po ashtu i udhëzoi agjencitë të përdorin Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes – një kompetencë kjo e kohës së luftës, që e lejon qeverinë të udhëzojë industrinë për të prodhuar furnizime të nevojshme në kohë të emergjencës kombëtare.

“Kjo është një ndërmarrje e kohës së luftës”, tha Biden derisa nënshkroi urdhrat në Shtëpinë e Bardhë.

“Plani ynë nis me një fushatë agresive, të sigurt dhe efektive të vaksinimit, që synon përmbushjen e qëllimit tonë për administrimin e 100 milionë dozave në 100 ditët tona të para në zyrë”, tha Biden.

Biden e ka bërë luftën kundër coronavirusit prioritetin e tij kryesor. Ndryshe nga paraardhësi i tij, Donald Trump, Biden planifikon të ketë strategji kombëtare, me përfshirje më të madhe të qeverisë federale, dhe jo t’ua lë shteteve veç e veç të vendosin se çfarë është më mirë.

Biden i zvogëloi pritjet, duke thënë se situata ka të ngjarë të përkeqësohet përpara se të përmirësohet. Ai tha se numri i viktimave në SHBA mund të kalojë 500,000 muajin e ardhshëm. Këtë javë kaloi mbi 400,000.

Biden tha se më shumë amerikanë kanë vdekur tashmë në pandemi, sesa gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore.

Edhe pse Qeveria amerikane, deri më tani, ka dërguar rreth 38 milionë doza të dy vaksinave të miratuara në shtete, vetëm 17.5 milionë prej tyre janë dhënë, kanë bërë të ditur Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Biden po ashtu premtoi se do të jetë transparent dhe se do t’i lejojë shkencëtarët të punojnë të lirë nga ndërhyrjet politike.

“Jam i bindur se populli amerikan është i gatshëm të mos kursejë asnjë përpjekje për ta kryer këtë. Ne mund ta bëjmë këtë nëse jemi bashkë”, tha Biden.

Më vonë, këshilltari kryesor mjekësor, Anthony Fauci, foli për shpërndarjen e vaksinave dhe tha se administrata Biden po e “përforcon” programin.

Nëse, siç shpresohet, 70-85% e popullsisë vaksinohet deri në fund të verës, ne do të kemi “një shkallë normaliteti” deri në vjeshtë, tha Fauci.

Ai tha se shqetësimi i tij kryesor është t’i bindë njerëzit që janë skeptikë rreth vaksinës, për ta marrë atë.

Fauci shtoi se administrata është në bisedime me prodhuesit, për të prodhuar më shumë vaksina.

Fauci, i cili ka shërbyer edhe nën Trumpin, mirëpriti qëndrimin e administratës së re ndaj shkencës.

“Ideja që mund të vini këtu dhe të flisni për atë që dini dhe cilat janë provat, çfarë është shkenca… është një ndjenjë çliruese”, tha dr Fauci.

Administrata Trump është kritikuar për mungesë strategjie në nivel federal.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga coronavirusi, me mbi 24.6 milionë të infektuar dhe mbi 410,000 viktima.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori