LAJMI I FUNDIT:

Biblioteka e parë pa libra

Biblioteka e parë pa libra

Në San Antonio të Teksasit këtë vit do të hapet biblioteka e parë publike pa libra.

“Tashmë kemi kontrolluar dhe besojmë se askush më parë nuk ka bërë diçka të ngjashme. Nëse dëshironi të dini se si do të duket biblioteka, vizitoni cilindo dyqan të Apple”, ka thënë planifikuesi i kësaj biblioteke, Nelson Wolf.

Ai ka treguar se ideja i lindi pasi lexoi biografinë e themeluesit të Apple, Steve Jobs.


Pasi të kryhen të gjitha punët, kjo bibliotekë do të ketë 100 ‘e-lexues’ (“e-reader” – pajisje elektronike për të lexuar librat elektronikë), 50 ‘e-lexues’ për fëmijë, 50 kompjuterë, 25 laptopë dhe 25 kompjuterë tableta. /Telegrafi/