Krijuesja e hitit “Drunk in Love” ka publikuar një letër prekësve në uebfaqen e saj mbrëmë, në pesëvjetorin e vdekjes së Mbretit të Pop muzikës.

“Kur isha në fillim të karrierës sime, producenti im i parë kërkoi nga unë të dëgjoja performancat e Michael Jackson. Ai më detyronte të shikoja këto video me orë të tëra”.


“Ajo që ai kërkonte nga unë të mësoj prej Jackson ishte shpirti i tij. Çdo emocion që ai transmetonte tek unë ishte një emocion prej një personi shumë të rritur e të pjekur, edhe pse unë isha e re. Ai ishte vet dhuratë nga Zoti”, ka thënë Beyonce. /Telegrafi/