LAJMI I FUNDIT:

Beyonce këndon në inaugurimin e Obamas

Beyonce këndon në inaugurimin e Obamas

Pop diva, Beyonce Knowles do të këndojë himnin kombëtar para qindra mijëra njerëzve që do marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Barack Obama, më 21 janar, kanë thënë sot organizatorët.

Në një skenë të ndërtuar enkas për këtë ngjarje, këngëtarja, e cila është një mbështetëse e madhe e Obamës, do të këndojë para kabinetit të Obamas, ligjvënësve dhe publikut.

Në ceremoni do të këndojnë edhe Kelly Clarkson, dhe këngëtari veteran e kompozitori James Taylor.


Ceremonia shënon fillimin e mandatit të dytë të Obamës.

Në inaugurimin e parë të Obamas, në vitin 2009, legjenda e muzikës soul, Aretha Franklin interpretoi këngën patriotike të SHBA-së “My country tis of Thee”.

Kësaj herë këtë këngë do ta interpretojë Kelly Clarkson.

Beyonce dhe burri i saj, Jay-Z, ishin mbështetësit kryesorë të fushatës së Obamës për t’u rizgjedhur president në zgjedhjet e nëntorit të 2012-ës. /Telegrafi/