LAJMI I FUNDIT:

Besnik Tahiri flet për situatën pandemike e ekonomike dhe bordet e shkarkuara sot

Besnik Tahiri flet për situatën pandemike e ekonomike dhe bordet e shkarkuara sot

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës Besnik Tahiri, ka folur pas situatës së rënduar shëndetësore dhe ekonomike në Kosovë, pasojë e pandemisë globale COVID-19.

Tahiri thotë se fokusi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është menaxhimi i pandemisë COVID-19 me sa më pak dëme dhe të prekur që është e mundshme, e ku rol jetik luan edhe vet sjellja e qytetarëve si dhe rimëkëmbja ekonomike.


Këto dy prioritet sipas Tahirit shkojnë paralel në orientimet qeveritare, ndërsa tha se në këto kohë qeveritë e mençura dhe qytetarët e ndërgjegjshëm ja kalojnë fjalën ekspertëve.

“Nuk ka vend e kohë për politik bërje. Ne duhet të dalim nga kjo gjendje e krijuar me COVID-19. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe krejt ne jemi orientuar në dy prioritete. Menaxhimi i situatës pandemike me sa më pak dëme shëndetësore dhe miratimi i buxhetit e ku  fokusi është rimëkëmbja ekonomike. Unë jam i bindur dhe po punojë në atë drejtim që qeverisja korporative të kthehet në funksion të zhvillimit. në këto kohë qeveritë e mençura dhe qytetarët e ndërgjegjshëm ja kalojnë fjalë ekspertëve. Nuk ka vend e kohë për politik bërje. Ne duhet të dalim nga kjo gjendje e krijuar me COVID-19”, tha Tahiri për “RADIO 1”.

Numri dy i qeverisë së vendit Besnik Tahiri i cili ditë më parë i solli Kosovës një mbështetje prej gjysmë milion maskash dhe mjete tjera anti-Covid nga Jordania ka folur edhe për gjendjen shëndetësore të kolegëve të tij kryeministrit Hoti dhe zëvendëskryeministrit Selmanaj, pasi kanë rezultuar me COVID-19.

“Me të dy jam në kontakt permanent. Janë mirë me shëndet dhe bashkërisht po shtyjmë agjendat. Që të dy janë në vetizolim duke respektuar rekomandimet mjekësore. z.Hoti dhe z.Selmanaj janë bashkëpunues dhe funksionojmë edhe nga vetizolimi derisa unë jam në terren dhe shëndeti im deri këtu mbetet i paprekur. Ju urojë shërim të shpejtë kolegëve dhe të gjithë qytetarëve të prekur nga COVID-19”, tha Tahiri.

Me këtë rast Tahiri ka lutur qytetarët që të respektojnë edhe thirrjet e autoriteteve komunale respektive në raport me zhvillimet e COVID-19.

“Autoritetet komunale janë dora e parë e takimit qytetarë-shtet. Ata i dinë mirë specifikat e situatës konkrete në zonat e veta. Andaj lus qytetarët ti respektojnë seriozisht thirrjet e tyre dhe tua lehtësojnë veprimin që drejtpërdrejt lidhet me shëndetin e tyre, shëndetin tonë”, shprehet ai.

Tahiri u pyet edhe për shkarkimet e sotme të katër bordeve të përkohshme të emëruara nga Qeveria Kurti të ndërmarrjeve publike në Kosovë dhe emërimet e të njëjtave me persona tjerë nga ana e kryeministrit Hoti, për çfarë ky i fundit u kritikua se janë emëruar militantë të LDK-së.

“Janë votuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Nuk janë vendime të kryeministrit Hoti siç u komentua sot nga qarqe të ndryshme. Personalisht nuk mendoj se këto shkarkime e emërime kanë të bëjnë me hatër mbetje në raportin Hoti-Kurti siç po e thoni. Nuk janë veprime këto në natyrën e kryeministrit Hoti dhe po ashtu as unë dhe Aleanca nuk do lejonim që të ndodhte agjendë politike me borde. Ideja është që të kemi koncept zhvillimor. Në këtë kuadër konceptin zhvillimor e profesinal përfaqëson aty edhe ministri Kuçi. Qeveria është duke funksionuar, jemi në  komunikim online për të gjitha çështjet qeverisëse për vendin”, tha Tahiri. /Njëshi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Kalo në kategori