LAJMI I FUNDIT:

Besart Halimi: Do të fillojmë të punojmë, nëse na arrestojnë s’kemi çfarë bëjmë

Besart Halimi: Do të fillojmë të punojmë, nëse na arrestojnë s’kemi çfarë bëjmë

Këngëtari Besart Halimi është shprehur i shqetësuar pse këngëtarët ende nuk po mund të këndojnë në mbrëmje muzikore.

Ai në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini thotë se shteti është duke iu bërë padrejtësi këngëtarëve pasi, sipas tij, edhe ata burim kryesor të ardhurave i kanë mbrëmjet muzikore.


“Përderisa kafiteritë janë të mbushur plotë, pse të mos ketë edhe mbrëmje muzikore apo dasma”, është shprehur më tej këngëtari, duke paralajmëruar thyerje të “karantinës” nga ana e këngëtarëve, përcjell Telegrafi.

“Ne do të fillojmë të punojmë pasi gjithçka po mbahet, edhe nëse na arrestojnë s’kemi çfarë bëjmë, nuk kemi rrugë tjetër”.

Halimi thotë se brenda një jave do të mblidhen disa këngëtarë dhe do të takohen me zyrtarë qeveritarë për të diskutuar këtë çështje.

Besarti thotë se periudhën e karantinës e ka kaluar në mënyrë shumë të vështirë për shkak të izolimit.

“Mund të them se kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë fare”, tha ndër të tjera Besart Halimi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori