Skuadra pejane ishte dukshëm më e mirë nga minuta e parë deri në të fundit, duke dëshmuar edhe njëherë formën e mirë që po kalon.
Ishte minuta e katërt kur mbrojtësi i Prishtinës Liridon Kukaj shkaktoi penallti dhe në gol për Besën e shndërroi kapiteni Fetim Kasapi.
Në fund të pjesës së parë vendasit shënuan edhe njëherë, kur kësaj radhe realizoi Kastriot Rexha.
Në pjesën e dytë Prishtina tentoi të shënonte por nuk ia arriti një gjëje të tillë, ndërsa Besa shënoi edhe golin e tretë nëpërmjet talentit Florent Qorraj.
Ndërkohë, ndeshja derbi mes rivalëve rajonal Vushtrrisë dhe Trepçës ’89, përfundoi ashtu siç filloi pa gola.
Të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi por në fund golat munguan. /Telegrafi/