Pejanët e kanë fituar ndeshjen e parë si mysafirë të Fregata-Burgasit me rezultat 24:18, ndërsa sonte në Pejë, prej orës 18:00, do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese.
Bullgarët do të bëjnë çmos për ta përmbysur disavantazhin nga ndeshja e parë dhe për të ecur tutje, kurse kampionët e hendbollit kosovar janë shtrënguar për ta ruajtur hapin avancues drejt kualifikimit të mëtutjeshëm.
Përkundër fitores në takimin e parë dhe faktit që ndeshjen kthyese e zhvillojnë në shtëpi, pejanët thonë se ndeshjen do ta nisin pa e llogaritur përparësinë që e posedojnë.
Trajneri i Besa Famiglias, Arben Muqolli, beson se djelmoshat e tij do ta fitojnë edhe ndeshjen e dytë dhe sigurt do të vazhdojnë tutje në Evropë. /Zëri/