LAJMI I FUNDIT:

Bernard Berisha: Qëndroni në shtëpi, së bashku do ti festojmë triumfet e Kosovës

Bernard Berisha: Qëndroni në shtëpi, së bashku do ti festojmë triumfet e Kosovës

Coronavirusi tashmë ka përfshirë thuajse tërë botën, ndërsa këtij virusi nuk i ka shpëtuar as shteti i Rusisë.

Në një intervistë për KosovaPress, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha ka treguar më shumë për situatën në këtë shtet, duke u shprehur se çdo ditë e më shumë është duke i munguar futbolli.

Berisha fillimisht u shpreh se së bashku me familjen e tij të ngushtë janë duke qëndruar të mbyllur në shtëpi, ndërsa pjesa tjetër e familjes së tij po qëndron në vendin e lindjes, në Kosovë.

“Për momentin gjendem me familjen time, me djalin tim dhe me gruan, pjesa tjetër e familjes gjendet në Kosovë. Edhe këtu sikur në gjithë botën është një situatë shumë jo e mirë, por po shpresojmë që në ditët në vazhdim me kalu. Do të thotë i kemi ndërpre stërvitjet, kampionati është shtyrë deri më 30 maj dhe nuk dihet akoma a do të luhet apo do të përfundoj sezoni e ri në muajin gusht”, tha fillimisht ai.

Bernard Berisha iu bën thirrje qytetarëve për coronavirusin: Një sfidë për të gjithë ne, por sfida i kalojmë me sukses
Lexo po ashtu Bernard Berisha iu bën thirrje qytetarëve për coronavirusin: Një sfidë për të gjithë ne, por sfida i kalojmë me sukses

Sa i përket formës së tij, sulmuesi kosovar u shpreh se është duke vazhduar ushtrimet individuale në ambientet e shtëpisë, pasi që stërvitjet me skuadrën janë ndërprerë ditë më parë.

“Po është e vërtetë është shumë vështirë, sidomos për ne sportistët sepse nuk kemi shumë mundësi me bë shumë aktivitete sportive por po mundohemi sadopak këtu në shtëpi,aq sa kemi mundësi të përgatitemi por do të jetë shumë e vështirë, por dasht zoti që shumë shpejt ta kalojmë këtë sfidë”, vazhdoi Berisha.

Bernard Berisha në aksion (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Sa i përket vendimit për shtyrjen e ndeshjes Maqedoni – Kosovë, Berisha u shpreh se ky vendim është më se i duhur duke parë edhe situatën në gjithë botën. Ai shpreson që në fund “Dardanët” të triumfojnë dhe të sigurojnë një vend në kampionatin evropian i cili poashtu është shtyrë për vitin e ardhshëm.

“Mendoj që është një vendim i duhur duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendemi. Edhe UEFA edhe FIFA e kanë parë të arsyeshme me shty, për shkak se ne jemi në një moment që nuk po stërvisim dhe dy finalet nëse fitojmë ndeshjen me Maqedoninë na pret një finale e madhe por së pari duhet të përqendrohemi tek ndeshja me Maqedoninë. Shpresoj dhe besoj që kemi me tu këto dy ndeshje që mi bë krenar të gjithë shqiptarët”, deklaroi ai.

Bernard Berisha tregon se si fitoi veturë nga presidenti i klubit, flet edhe për shumë gjëra rreth Kosovës, klubit dhe karrierës së tij
Lexo po ashtu Bernard Berisha tregon se si fitoi veturë nga presidenti i klubit, flet edhe për shumë gjëra rreth Kosovës, klubit dhe karrierës së tij

Për fund futbollisti i lindur në Pejë dha edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët anembanë botës, duke i lutur ata të qëndrojnë të qetë duke respektua rregullat nga institucionet përkatëse dhe në fund ti festojnë së bashku triumfet e Kosovës.

“Ti dëgjojnë institucionet e shtetit tonë, dhe të jenë të kujdesshëm sepse mbi të gjitha është shëndeti në pyetje. Në fund shpresojmë që shumë shpejt të kthehemi dhe të luajmë futboll, ti shikojnë të gjithë ekipet e tyre të preferuara, lojtarët e tyre të preferuar dhe në fund kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme që shpresojmë që ne të arrijmë të fitojmë dhe ti bëjmë krenar të gjithë shqiptarët”, përfundoi Berisha.

Kujtojmë që Bernard Berisha ka qenë pjesë e pandashme e kombëtares së Kosovës në rrugën e saj për kualifikimin në Evropianin “Euro 2020”.

Kosova në muajin shtator do të ndeshet me Maqedoninë në kuadër të gjysmëfinales së Nations League dhe në rast të fitores kualifikohet në finale, ku do ta pret fituesi i gjysmëfinales tjetër, Gjeorgji-Bjellorusi./KosovaPress/