Bernard Berisha ka kompletuar këtë mesjavë paraqitjen e 100-të për skuadrën ruse Akhmat Grozny.

Reprezentuesi i Kosovës u nderua para ndeshjes së çerekfinales së Kupës së Rusisë ndaj FC Ufa.

Atij i’u dhurua fanella me numrin “100”, e cila simbolizon paraqitjet e 29 vjeçarit me Groznyn.

Ish-futbollisti i Besës së Pejës është ndjerë tejet i nderuar me vlerësimin e drejtuesve të klubit, ndërkohë pas ndeshjes ka reaguar në llogarinë e tij zyrtare.

“100 ndeshje zyrtare me një klub të madh si Akhmat!!! Familja, suporti im më i madh!!!”, ka shkruar Berisha.

Bernar Berisha ka bërë karrierë te Besa e Pejës, ndërsa në Shqipëri te Besa e Kavajës dhe Skënderbeu.

Në Rusi ai ka luajtur edhe për Anzhi Makhachkala. /Telegrafi/