Por, pjesë e këtyre mesazheve elektorale është bërë edhe situata politike e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Top Channel.

Gjatë inaugurimit të nisjes së ndërtimit të një rruge të re në komunën Picar të Gjirokastrës, për herë të parë kryeministri Berisha nuk bëri asnjë apel, qoftë edhe formal për opozitën, për plotësimin e vendeve të mbetura bosh në KQZ, pasi sipas tij qëllimi i kreut të socialistëve, pas aleancës me LSI-në, është shtyrja e zgjedhjeve.


“Burrat janë për fushëbetejë, nuk janë për të kapitulluar. Beteja elektorale duhet të shkojë deri në fund. Nuk ua mban! Tërhoqën komisionerët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kurrë mos i ktheni po të doni! Zgjedhjet shqiptarët do t’i bëjnë të lira dhe të ndershme. Je i pashpresë, z. Rama! U bashkuan, e panë që u zvogëluan dhe tani shohin karrigen e amshuar me dylbi. U largohet çdo ditë e më shumë. I tërhoqi komisionerët dhe po bëhej gati. A mund ta imagjinoni ju, të kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve?! I çova fjalë: asnjë sekondë! Po të duash që tani deklaro se nuk do të marrë pjesë, se në mënyrë absolute qoftë edhe një sekondë nuk shtyhen zgjedhjet. Ai është një njeri që do të prishë çdo proces normal të këtij vendi. Por edhe ky vend, kam bindjen më të madhe, siç besoj tek Zoti, siç besoj tek Shqipëria, do t’i japë atij atë që meriton më 23 qershor”, deklaroi kryeministri Berisha.

Po kaq i prerë kryeministri Berisha u tregua edhe gjatë një takimi tjetër, kur u përuruar argjinatura mbrojtëse e lumit Drino, pasi sipas tij, agjenda e tij me atë të Edi Ramës është krejtësisht e kundërt. /Telegrafi/