LAJMI I FUNDIT:

“Berisha uzurpoi institucionet”

“Berisha uzurpoi institucionet”

Një raport i ri i publikuar për Shqipërinë ka kritika të forta ndaj qeverisë, përkatësisht ndaj Kryeministrit Sali Berisha. Bëhet fjalë për raportin vjetor të European Council on Freign Relations, që është një think-tank i mirënjohur panevropian, në të cilin theksohet se polarizimi midis Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të opozitës, Edi Rama, mbetet i lartë.

Në raportin me plot 151 faqe, theksohet se në Shqipëri opozita dhe mazhoranca kaluan pjesërisht bllokimin, por për shkak të polarizimit, tri ligjet e integrimit nuk janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë. Raporti i EUFR vë theksin se nxitja për demokratizimin dhe përmirësimin e standardeve të qeverisjes është një sfidë e vështirë për BE-në, kur nga ana tjetër ekziston një deficit i vullnetit politik, transmeton ditorja Shqip.

Në këtë kontekst, Brukseli nuk ka zgjedhje, por do të bashkëpunojë me liderët lokalë si Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, dhe Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, i cili polarizon opinionin publik dhe janë të akuzuar për uzurpim të pushtetit. Në këtë dokument theksohet se raporti i Komisionit Evropian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepej statusi i kushtëzuar i vendit kandidat në Bashkimin Evropian, por Këshilli Evropian e shtyu në dhjetor. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori