Berisha ka folur në seancën e Kuvendit, duke përshëndetur pjesëmarrjen masive të shqiptarëve në këto zgjedhje, që i dhanë qeverisë së tij dhe maxhrancës mbështetjen maksimale dhe duke garantuar respekt te votes se çdo zgjedhesi.

“Pej dy javësh vendi i shëmbëllen një teatri absurd, nëse shqiptarët votuan më 8 maj në mënyrë dinjitoze, pas kësaj dite ndodh rrethimi i KQZ, bllokime rrugësh dhe kërcënime, ultimatume. Të gjitha këto me një arsye të vetme, sepse dikush kërkon me çdo kusht të mos njohë votën e qytetarëve. Zoti Rama ka qeverisur Tiranën për 11 vjet, por më 8 maj qytetarët i dhanë “Aleancës për qytetarin” një fitore të katërfishtë, kjo qëndron në parlamentin e kryeqytetit, minibashkitë, kryetarët e minibashkive dhe me kryetarin e bashkisë. Ne me gjithë këto rezultate të qarta jemi shprehur, se presim me besim verdiktin e institucioneve kushtetuese të vendit”, tha Berisha.


Ai ka deklaruar se çdo kërcënim i Ramës, “gjithçka për karrigen dhe çdo gjë për mua” është një moto që nuk funksionon, pasi vota është e drejta themelore dhe ajo do të respektohet deri në fund.

Zoti Berisha numëroi raste në SHBA e vende të tjera, ku numërimi i votave të rregullta, por hedhur në kutitë e gabuara, ka ndryshuar rezultatin paraprak, e sipas tij çdo votë do të numërohet, e asnjëherë nuk do të përçmohet vullneti i zgjedhësve.

Kryeministri i ka bërë ftesë liderit të opozitës, Edi Rama të presë me durim verdiktin, të shfrytëzojë sistemin për të paraqitur gjithë ankesat, t’i faktojë shqiptarët se ku po i bëhet padrejtësia, por jo të nxijë në mënyrë të paskrupullt gjithçka.

“A e keni dëgjuar atë të kërkojë sot rinumërim? Jo, nuk e bën. Pasi kishte kërkuar votë në lule të ballit, por nuk i doli kahja”, tha kryeministri i cituar nga Panorama./Telegrafi/